Policia jep detaje për përplasjen e djeshme të një qytetari me Fitore Pacollin, rastin e cilëson ‘kanosje’

Një përplasje verbale mes një qytetari dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka ndodhur dje në një lokal në Prishtinë. Ngjarja është filmuar dhe videoja u shpërnda në rrjete sociale. Sipas pamjeve, qytetari i afrohet deputetes Pacolli dhe i dorëzon faturën që ai kishte konsumuar në lokal, duke i thënë se është “hajne” dhe…

Lajme

26/07/2025 09:05

Një përplasje verbale mes një qytetari dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka ndodhur dje në një lokal në Prishtinë. Ngjarja është filmuar dhe videoja u shpërnda në rrjete sociale.

Sipas pamjeve, qytetari i afrohet deputetes Pacolli dhe i dorëzon faturën që ai kishte konsumuar në lokal, duke i thënë se është “hajne” dhe se duhet të ndjejë turp për, siç u shpreh ai, “vjedhjen e Kosovës”. Deputetja shihet duke reaguar, ia kthen faturën dhe ngrihet në këmbë duke deklaruar se “nuk frikësohet”, raporton lajmi.net

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka cilësuar ngjarjen si “kanosje”. Sipas raportit 24-orësh, qytetari i përfshirë është shoqëruar për intervistim, pasi ka kanosur dy persona – deputeten dhe një mashkull që ishte në shoqërinë e saj.

Ngjarja ndodhi më 25 korrik, rreth orës 13:00, në rrugën “Migjeni” në Prishtinë. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është në trajtim nga organet kompetente./Lajmi.net/