Presidentja Osmani takon diplomaten amerikane pak para konferencës për media – në fokus zhvillimet pas aktgjykimit të Kushtetueses

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në…

Lajme

22/07/2025 15:44

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton lajmi.net.

Ky takim vjen pak para konferencës për media që Presidentja Osmani do të mbajë sot në orën 16:00, për të cilën ende nuk është bërë e ditur tema që do të trajtohet.

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka hapur diskutime të reja rreth hapat institucionalë që duhet ndërmarrë në vazhdim, ndërsa SHBA ka qenë vazhdimisht një partnere kyçe në mbështetjen e proceseve demokratike në Kosovë.

Mbetet të shihet nëse Presidentja do të adresojë këto çështje edhe publikisht gjatë paraqitjes së saj para mediave.

Njoftimi i plotë: 

Foto lajm: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese./lajmi.net/