Vdekja e punëtorit në Zallq të Istogut, intervistohet një i dyshuar
Avdyl Osmani rreth 65-vjeçar nga Gurrakoci i Istogut, vdiq të hënën në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda pasi kishte rënë nga kati i tretë i një objekti ku punonte në fshatin Zallq të po të njëjtit qytet. Policia ka dhënë detaje rreth këtij rasti përmes raportit 24 orësh, ku ndër të tjera bën…

Lajme
Avdyl Osmani rreth 65-vjeçar nga Gurrakoci i Istogut, vdiq të hënën në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda pasi kishte rënë nga kati i tretë i një objekti ku punonte në fshatin Zallq të po të njëjtit qytet.
Policia ka dhënë detaje rreth këtij rasti përmes raportit 24 orësh, ku ndër të tjera bën të ditur se lidhur me këtë ngjarje është intervistuar i dyshuari i cili në konsultim me prokurorin është liruar më pas në procedurtë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar, i cili me datë e cekur derisa ishte duke punuar në një shtëpi-pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK, por me datë 21.07.2025 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Aksidenti ka ndodhur më 24 qershor rreth orës 17:25, kur i ndjeri kishte rënë nga skelet e objektit.