Ali Dula do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Komunës në Rahovec

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot u zyrtarizua kandidatura e Ali Dulës për kryetar të Rahovecit nga kjo parti. Sipas kësaj partie, “me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel qendror, dhe me Ali Dulën në krye të komunës, Rahoveci do të ketë një bashkëpunim efektiv, që sjell investime, progres dhe zhvillim”. “Ftojmë të gjithë qytetarët e…

Lajme

20/07/2025 20:58

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot u zyrtarizua kandidatura e Ali Dulës për kryetar të Rahovecit nga kjo parti.

Sipas kësaj partie, “me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel qendror, dhe me Ali Dulën në krye të komunës, Rahoveci do të ketë një bashkëpunim efektiv, që sjell investime, progres dhe zhvillim”.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Rahovecit, nga Anadrinia deri në Zatriq, nga Krusha e Madhe deri në qytet, që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi të shumëpritur dhe të domosdoshëm. Nga 12 tetori Rahoveci do të qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me kryetar Ali Dulën”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: