Murati i reagon edhe Mustafës: Qeveria juaj ishte shkarkuar me mocion mosbesimi

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar ish kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës, pasi ai tha sot se ministrat e tij që u zgjodhën deputet, i liroi nga detyra që të shmangej shkelja e Kushtetutës. Në lidhje me këtë, Murati përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria Mustafa ishte shkarkuar…

Lajme

20/07/2025 16:31

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar ish kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës, pasi ai tha sot se ministrat e tij që u zgjodhën deputet, i liroi nga detyra që të shmangej shkelja e Kushtetutës.

Në lidhje me këtë, Murati përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria Mustafa ishte shkarkuar me mocion mosbesimi me datë 10 maj 2017, e që thotë se ky mocion ishte mbështetur nga partneri i tyre i koalicionit PDK-ja, e që këtë e konsideron tradhti nga partneri i koalicionit.

“Në një situatë të ngjashme, kur LDK kishte dalë nga Qeveria në vitin 2010 pas dorëheqjes së Presidentit Sejdiu, partia ishte akuzuar se kishte braktisur institucionet. Duke e marrë parasysh reagimin e publikut në situatën e vitit 2010, LDK kësaj radhe kishte vendosur që ministrat të qëndrojnë nëpër pozita deri në përfundim të zgjedhjeve – që të mos akuzoheshin për braktisje të institucioneve. Pas zgjedhjeve të mbajtura me 11 qershor 2017, koalicioni PAN kishte dalë i pari, Lëvizja Vetëvendosje e dyta, ndërsa LDK e treta. Pra as që pritej se LDK do të ishte edhe në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, prandaj kishte pasuar edhe lirimi i zyrave. Kjo ka qenë arsyeja pse ministrat e LDK-së kishin liruar zyret, sepse ishin të shkarkuar nga Kuvendi, dhe nuk pritej që do të vazhdonin në qeverinë e ardhshme. Jo për shkak të nenit 72 të Kushtetutës”, ka shkruar Murati në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: