Reagimi i presidentes Osmani pas koncertit të Armend Rexhepagiqit: Natë magjike, krijimtari që sfidon kohën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas koncertit të mbajtur më 19 korrik nga këngëtari dhe kantautori i njohur Armend Rexhepagiqi, i cili prezantoi albumin e tij më të ri të titulluar “Dashni e Vjetër.” Osmani me familjen e saj ishte ndër të pranishmit në mbrëmjen e veçantë muzikore, po ashtu prezent ishte edhe…

ShowBiz

20/07/2025 14:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas koncertit të mbajtur më 19 korrik nga këngëtari dhe kantautori i njohur Armend Rexhepagiqi, i cili prezantoi albumin e tij më të ri të titulluar “Dashni e Vjetër.”

Osmani me familjen e saj ishte ndër të pranishmit në mbrëmjen e veçantë muzikore, po ashtu prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Në një postim në Facebook, presidentja ndau emocionet e saj për këtë natë artistike:

“Një koncert magjik, ku emocioni, kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme.

Armend Rexhepagiqi, me zërin e tij që sfidon kohën dhe një shpirt artistik që rrëmben zemrat e shumë gjeneratave, na çoi në një udhëtim të paharrueshëm ndërmjet nostalgjisë dhe freskisë së krijimeve të reja.

Faleminderit, Armend, për çdo akord që na bëri të ndiejmë emocion e nostalgji dhe për krijimtarinë që sfidon kohën!”

Koncerti shënoi një rikthim të fuqishëm të artistit në skenë me këngë të reja, por edhe me hite të dashura për publikun ndër vite.