Katër raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Istog, Klinë dhe Gjakovë. Sipas raportit 24 orëshs të Policisë, në Prishtinë dyshohet se një grua u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt. “Prishtinë 19.07.2025-14:00. Dyshohet se ankuesja f/k është…

Lajme
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Istog, Klinë dhe Gjakovë.
Sipas raportit 24 orëshs të Policisë, në Prishtinë dyshohet se një grua u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 19.07.2025-14:00. Dyshohet se ankuesja f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Në Istog dyshohet se një grua është kanosur nga një tjetër. Pasi u shoqërua në stacion policor, u lirua në procedurë të rregullt.
“Istog 19.07.2025-09:00. Ankuesja f/k dyshohet se është kanosur nga e dyshuara f/k. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në Klinë një grua dyshohet se u sulmua fizikisht nga vëllai dhe bashkëshortja e tij. Të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.
“Klinë 19.07.2025-21:50. Viktima f/k dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovar/e, vëllai i saj dhe bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë . Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Edhe në Gjakovë një e dyshuar u arrestua në dyshimin se sulmoi një grua tjetër. Më pas, u lirua në procedurë të rregulltt
“Gjakovë 19.07.2025-10:00. Është arrestuar e dyshuara f/k pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.