Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar Moskën me dronë

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar të paktën 142 dronë gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës, teksa forcat ukrainase kanë sulmuar Moskën, thanë zyrtarët rusë. Ende nuk ka informacione nëse nga këto sulme të raportuara ka viktima apo edhe detaje për përmasat e dëmeve të shkaktuara. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se të paktën 27…

Bota

20/07/2025 09:39

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar të paktën 142 dronë gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës, teksa forcat ukrainase kanë sulmuar Moskën, thanë zyrtarët rusë.

Ende nuk ka informacione nëse nga këto sulme të raportuara ka viktima apo edhe detaje për përmasat e dëmeve të shkaktuara.

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se të paktën 27 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës. Rreth dhjetë rajone të tjera u shënjestruan, kryesisht Brijansku dhe Kursku – që gjenden në kufi me Ukrainën – tha kjo ministri.

Kryetari i Moskës, Sergey Sobyanin, tha se ekipet e shpëtimit janë dislokuar në zonat ku kanë rënë copëzat e dronëve të shkatërruar.

Për shkak të sulmit ukrainas, fluturimet nga katër aeroporte në Moskë u ndërprenë përkohësisht, sipas autoritetit rus të aviacionit, Rosaviatsija./REL