Zjarri përfshin një lokal me makina printimi në Gjakovë, shkaktohet dëm i konsiderueshëm

Një lokal në Gjakovë, ku gjendeshin makina të ndryshme të marketingut dhe printimeve është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura. Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës…

Lajme

20/07/2025 09:30

Një lokal në Gjakovë, ku gjendeshin makina të ndryshme të marketingut dhe printimeve është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 1:40, kurse vlera e dëmit është e konsiderueshme.

“Gjakovë 19.07.2025-01:40. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një lokal ku kishte makina të ndryshme të marketingut dhe printimeve. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arrit ta lokalizojnë zjarrin. Vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti nën hetime nga njësitet policore”, njofton PK.