Gjashtë të lënduar në një kënd lojërash në Skenderaj, mes tyre tre fëmijë
Gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë janë lënduar në një kënd lojërash në Skenderaj. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën, pasi kanë rënë nga luhatësja e cila është prishur. “Raportohet se gjashtë persona, pesë femra dhe një mashkull – tre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore pasi që është prishur luhaja dhe janë rrezuar”,…

Lajme
Gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë janë lënduar në një kënd lojërash në Skenderaj.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën, pasi kanë rënë nga luhatësja e cila është prishur.
“Raportohet se gjashtë persona, pesë femra dhe një mashkull – tre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore pasi që është prishur luhaja dhe janë rrezuar”, thuhet në njoftim.
Të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën emergjente në Skenderaj e me pas, tre prej tyre janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar, pronari dhe punëtori i lojërave dhe e me pas me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.