U kap me kokainë, thikë e gërshërë – prangoset në Prishtinë i dyshuari
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, para të gatshme në vlerë rreth 4.010 €, një thikë dhe një palë gërshërë. Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione. I dyshuari…

Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, para të gatshme në vlerë rreth 4.010 €, një thikë dhe një palë gërshërë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Rr. Mon Balaj, Prishtinë 19.07.2025-04:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, para të gatshme në vlerë rreth 4.010 €, një armë e mprehtë (thikë) dhe një palë gërshërë. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.