CEO i Astronomer jep dorëheqje pas skandalit në koncertin e Coldplay

Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas një skandali publik që shpërtheu gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston. Kështu bëri të ditur vetë kompania amerikane Astronomer. Siç thuhet në deklaratë vendimi vjen pas mosrespektimit të standardeve të sjelljes dhe përgjegjshmërisë, të cilat janë vlerat themelore…

ShowBiz

20/07/2025 08:29

Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas një skandali publik që shpërtheu gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston.

Kështu bëri të ditur vetë kompania amerikane Astronomer.

Siç thuhet në deklaratë vendimi vjen pas mosrespektimit të standardeve të sjelljes dhe përgjegjshmërisë, të cilat janë vlerat themelore të kompanisë që nga themelimi i saj.

“Udhëheqësit tanë pritet të vendosin standardin si në sjellje, ashtu edhe në përgjegjësi, dhe së fundmi, ky standard nuk u përmbush”, thuhet në njoftimin nga Astronomer në platformën X.

Bordi i Drejtorëve ka pranuar dorëheqjen e Byron dhe ka filluar kërkimet për CEO-në e ardhshëm.

Pete DeJoy, bashkëthemelues dhe shef i produkteve në kompani, do të vazhdojë të shërbejë si CEO i përkohshëm.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit dhe vëmendjes së rritur që kompania ka marrë në publik, Astronomer thekson se angazhimi i saj ndaj klientëve mbetet i pandryshuar