Mbi 3 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë po vijojnë deri në 3 orë e gjysmë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare të Muçibabës pritjet shkojnë deri në 40 minuta. E deri në 20 minuta po pritet në Bërnjak.
