Voziti 144 km/h në zonën e lejuar me 60 km/h, gjobitet shoferi në Shtime me 300 euro
Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në Shtime, ka ndaluar një veturë Golf me targa të huaja për kundërvajtje trafiku. Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi Q.Rr., i moshës 21 vjeçare po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 144 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h. “Shpejtësia…

Lajme
Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në Shtime, ka ndaluar një veturë Golf me targa të huaja për kundërvajtje trafiku.
Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi Q.Rr., i moshës 21 vjeçare po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 144 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.
“Shpejtësia është matur me radarin laserik.Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: Gjobë në vlerë prej 300 € dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj”.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut”, njofton policia.