Behrami: Partitë që po qëndrojnë në sallë ndërtuan Republikën, ato që ikën po mbajnë peng vendin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka folur nga foltorja e Kuvendit të Kosovës pas dështimit të seancës së 49-të për konstituimin e Kuvendit. Ai theksoi se në sallë kanë qëndruar vetëm deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilat, sipas tij, janë partitë që ndërtuan Republikën. Ndërkaq, për partitë që lëshuan sallën, Behrami tha se…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka folur nga foltorja e Kuvendit të Kosovës pas dështimit të seancës së 49-të për konstituimin e Kuvendit.
Ai theksoi se në sallë kanë qëndruar vetëm deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilat, sipas tij, janë partitë që ndërtuan Republikën. Ndërkaq, për partitë që lëshuan sallën, Behrami tha se ato nuk e kanë besuar kurrë planin për pavarësinë e vendit, raporton lajmi.net
“Këto parti që kemi mbetur në sallë, po mbrojmë Kushtetutën, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjet, rregulloret dhe praktikat parlamentare, dhe në partitë që sapo dolën, parti që keqpërdorin të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit për agjenda antidemokratike, që kërcënojnë me përmbysje të rendit kushtetues, që mbajnë peng vendin, qeverinë, që shkelin kushtetutën, ligjet dhe të gjitha normat. Partitë politike që kemi mbetur këtu në sallë jemi gjenerata e rezistencës paqësore e luftës çlirimtare, e shpalljes së pavarësisë dhe e shtetndërtimit. Janë partitë që e krijuan Republikën”, tha Behrami./Lajmi.net/