Dështon edhe seanca e 49-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Ka dështuar edhe për herën e 49-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim komisionin që po dështon të marrë përkrahjen nga partitë tjera e përmes të cilit Vetëvendosje synoi të bënte kryeparlamentare Albulena Haxhiun. Në sallë ishin deputetë, prej të cilëve 50 votuan pro, asnjë kundër dhe…

Lajme
Ka dështuar edhe për herën e 49-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim komisionin që po dështon të marrë përkrahjen nga partitë tjera e përmes të cilit Vetëvendosje synoi të bënte kryeparlamentare Albulena Haxhiun.
Në sallë ishin deputetë, prej të cilëve 50 votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Dështimi kësaj radhe erdhi në mes deklaratave optimiste nga partia e Fatmir Limajt për një marrëveshje të mundshme me Vetëvendosjen.
Deputetja e Nismës Xhevahire Izmaku para nisjes së seancës tha se një takim mes Kurtit e Limajt do të ndodhë sot.
Ajo tha se qëndrimi i partisë së saj është që Limaj të jetë kryeparlamentar, ndërsa Vetëvendosje të ketë Qeverinë./Lajmi.net/