Moment i papritur në koncertin e Coldplay – Kamera kap CEO-n e martuar në një “moment intim” me punëtoren e tij
Një moment intim në koncertin e grupit britanik Coldplay në Boston u shndërrua në një skandal publik, kur kamera e transmetimit live kapën Andy Byron, CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, ndërsa përkëdhelte Kristin Cabot, shefen e burimeve njerëzore në të njëjtin kompani. Pamjet u transmetuan përpara mijëra njerëzve në ekranin gjigant të eventit…

ShowBiz
Një moment intim në koncertin e grupit britanik Coldplay në Boston u shndërrua në një skandal publik, kur kamera e transmetimit live kapën Andy Byron, CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, ndërsa përkëdhelte Kristin Cabot, shefen e burimeve njerëzore në të njëjtin kompani.
Pamjet u transmetuan përpara mijëra njerëzve në ekranin gjigant të eventit dhe u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e kthyer momentin në një nga meme-t më të përfolura të ditës.
Sipas mediave amerikane, Byron ishte i martuar dhe baba i disa fëmijëve, që ndodheshin në shtëpi në atë kohë.
Qetësinë në skenë e prishi vokalisti Chris Martin, i cili reagoi me humor: “Shikoni këta të dy… Oh, ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”
Tensioni ishte i dukshëm: Byron dukej i përkulur dhe i tensionuar, ndërsa Cabot iu kthye pas, e dukur e turpëruar.
Deri tani, as Byron dhe as Cabot nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë publike, ndërsa etiketa e momentit ka ngritur diskutime serioze mbi etikën profesionale dhe jetën private të drejtuesve të kompanisë.