Armend Muja i VV-së: LDK e PDK kanë koordinim e orekstrim për arrestimin e ministrave tanë
Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka akuzuar LDK-në dhe PDK-në për një skenar koordinimi dhe orkestrimi politik për arrestim të ministrave të Kurtit. Sipas Mujës, LDK “mbetet vegël e PDK-së”, dhe siç pretendon ai, LDK bën kallëzime penale, ndërsa “gjyqtarët e PDK-së” nxjerrin vendime e urdhra. Sipas deputetit Muja, këto dy parti duan të kthehen…

Lajme
Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka akuzuar LDK-në dhe PDK-në për një skenar koordinimi dhe orkestrimi politik për arrestim të ministrave të Kurtit. Sipas Mujës, LDK “mbetet vegël e PDK-së”, dhe siç pretendon ai, LDK bën kallëzime penale, ndërsa “gjyqtarët e PDK-së” nxjerrin vendime e urdhra.
Sipas deputetit Muja, këto dy parti duan të kthehen në pushtet përmes gjykatave, por shton se s’do të ndodhë një gjë e tillë “s’do të ndodhë”.
“Nëse nuk duan Kuvendin, atëherë le të shkojmë në zgjedhje! Mjaft është mjaft. Le të vendosin qytetarët për përbërjen e re të Kuvendit”, ka shkruar Muja.
Postimi i plotë:
LDK, si gjithmonë, mbetet vegël e PDK-së. Jemi u përpjekur t’i largojmë nga kjo rrugë, por janë të pandashëm. U ftuan veçmas në takim, nuk erdhën pa PDK-në.
Skenari i njohur:
LDK dorëzon kallëzime penale, ndërsa gjyqtarët e PDK-së nxjerrin vendime dhe urdhëra.
Dita nisi me bllokadë në Kuvend dhe u shoqërua me kallëzime në Prokurori. Këta duan të rikthehen në pushtet përmes gjykatave, jo përmes qytetarëve. Por kjo nuk do të ndodhë!
Nëse nuk duan Kuvendin, atëherë le të shkojmë në zgjedhje! Mjaft është mjaft. Le të vendosin qytetarët për përbërjen e re të Kuvendit.