Izmaku thotë se Limaj nuk ka heq dorë nga pozita e kryeparlamentarit: Në fundjavë pritet të ketë marrëveshje
Deputetja e Nismas, Xhevahire Izmaku është deklaruar në lidhje me një marrëveshje që po pritet të ndodh mes kryetarit të Nismas, Fatmir Limaj dhe atij të VV-së, Albin Kurtit. Ajo ka thënë se Nisma vazhdon të jetë në ciklin e bisedimeve bashkë me Kurtin. “Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv që këto…

Lajme
Deputetja e Nismas, Xhevahire Izmaku është deklaruar në lidhje me një marrëveshje që po pritet të ndodh mes kryetarit të Nismas, Fatmir Limaj dhe atij të VV-së, Albin Kurtit.
Ajo ka thënë se Nisma vazhdon të jetë në ciklin e bisedimeve bashkë me Kurtin.
“Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv që këto bisedime që kanë shku me muaj të tërë të prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucioneve. Ende nuk është pirë kafja mes Limaj e Kurtit, por pritet që Kafja me u pi deri në fundjavë dhe të shpresojmë se dikush po del mbi egot personale dhe egot partiake e ky duket që do të jetë Limaj. Ai nga fillimi e ka ndryshuar diskursin dhe sikur të gjithë të kishim mendu me i ndryshu egot dhe inatet personale, besoj që sot do të kishim diskutu për ligje dhe jo me pa një situatë të tillë”, ka thënë Izmaku.
Ajo gjithashtu ka thënë se Limaj nuk ka hequr dhe nuk do të heq dorë nga pozita e kryeparlamentarit.
“Jemi në dialog që Limaj të bëhet kryeparlamentar”, ka thënë Izmaku. /Lajmi.net/