Aksioni i djeshëm i Policisë: Arrestohen pesë persona e sekuestrohen dy kompjuterë e dokumente që lidhen me rastin

Policia e Kosovës ka realizuar dje një aksion tek Agjencia Kadastrale dhe ajo e Arkivave në tri qytete të ndryshme të Kosovës. Derisa dje Policia ka raportuar se aksioni është realizuar në Prishtinë, Shtime e Ferizaj, sot përmes raportit ata kanë thënë se aksioni është realizuar në Prishtinë, Suharekë e Ferizaj. Sipas raportit 24 orësh, janë…

Lajme

17/07/2025 09:21

Policia e Kosovës ka realizuar dje një aksion tek Agjencia Kadastrale dhe ajo e Arkivave në tri qytete të ndryshme të Kosovës.

Derisa dje Policia ka raportuar se aksioni është realizuar në Prishtinë, Shtime e Ferizaj, sot përmes raportit ata kanë thënë se aksioni është realizuar në Prishtinë, Suharekë e Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh, janë arrestuar pesë persona, tre meshkuj dhe dy femra ndërsa janë sekuestruar dy kompjuterë, pesë telefona mobil, një USB dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.

Me vendim të Prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 2022-2024 – NN. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më urdhër  dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë kryer bastisje në Prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj me ç’rast janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra kosovarë. Si prova janë sekuestruar dy kompjuterë, pesë telefona mobil, një USB dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/