“Let pe lun” – Ledri e Xhensila me një tjetër bashkëpunim
Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, kanë sjellë për publikun projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Let pe lun”. Kjo shënon bashkëpunimin e dytë mes artistëve, pas suksesit të këngës së tyre të parë së bashku, transmeton lajmi.net Kënga është realizuar nga BIGDEAL…

ShowBiz
Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, kanë sjellë për publikun projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Let pe lun”.
Kjo shënon bashkëpunimin e dytë mes artistëve, pas suksesit të këngës së tyre të parë së bashku, transmeton lajmi.net
Kënga është realizuar nga BIGDEAL RECORDS, që ka mbuluar si prodhimin muzikor ashtu edhe Mix & Master. Teksti mban firmën e Ledri Vulës dhe Elinelit, dy prej tekstshkruesve më të njohur në industrinë muzikore shqiptare.
“Let pe lun” vjen me një stil veror, energjik dhe modern, i cili pritet të bëhet një nga hitet e sezonit./lajmi.net/
