Zogaj: VV-ja, humbëse në respektin për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit të seancës së 44-të konstituive të Kuvendit të Kosovës. Zogaj me këtë rast tha se 44 herë u shkel vullneti i qytetarëve dhe Kushtetua e vendit. “Ky është bilanci real i partisë fituese, por e cila në thelb është humbëse. Humbëse…

Lajme
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit të seancës së 44-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Zogaj me këtë rast tha se 44 herë u shkel vullneti i qytetarëve dhe Kushtetua e vendit.
“Ky është bilanci real i partisë fituese, por e cila në thelb është humbëse. Humbëse në përgjegjësi, në etikë, vullnet për bashkëpunim dhe respekt për Republikën e vendit”, tha Zogaj.
Ai tha se kjo që po ndodh është ofendim për qytetarin e vendit e që siç thotë ai bizneset nuk mund të presin dhe po mbyllen dita ditës e të rinjtë largohen nga vendi.
“Kjo është fyrje për kushtetutën dhe dështim për Republikën tonë. Ne kërkojmë me përgjegjësisë që partia fituese e zgjedhjeve të reflektoj, ata që e kanë përgjegjësinë e propozimit të vazhdojnë në krijim të shumicës dhe ta kuptojnë peshën e saj. Ne nuk jemi të gatshëm të bëhemi pjesë në këtë procesin farsë që po e shohim çdo ditë”, ka shtuar Zogaj.
Ai në fillim të fjalimit të tij iu shprehu ngushëllime familjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të paqarta në orët e para të së hënës.