Haradinaj përkujton 27-vjetorin e betejës së Loxhës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27 vjetorin e betejës së Loxhës, duke thënë se ishte një ndër përballjet më të fuqishme të luftës së Kosovës. Haradinaj ka theksuar se në këtë betejë djemtë e Loxhës dhe të fshatrave përreth, mbrojtën tokën dhe nderin vendit, deri në vetëflijim. “Duke kujtuar…

Lajme

06/07/2025 14:26

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27 vjetorin e betejës së Loxhës, duke thënë se ishte një ndër përballjet më të fuqishme të luftës së Kosovës.

Haradinaj ka theksuar se në këtë betejë djemtë e Loxhës dhe të fshatrave përreth, mbrojtën tokën dhe nderin vendit, deri në vetëflijim.

“Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, nderojmë kontributin e Loxhës në kohën më të lavdishme të historisë sonë të re, ndërsa përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj. Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellë armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra edhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj. Nderim i përjetshëm për të gjithë luftëtarët e lirisë”, ka shkruar ai në Facebook.