Policia në Ferizaj apelon për kujdes nga zjarret: Ndalohet djegia e mbeturinave dhe fushave
Policia Rajonale e Ferizajt ka lëshuar një apel për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për shkaktimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe erëra të thata. Në një komunikatë zyrtare, policia njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm për menaxhimin dhe trajtimin…

Lajme
Policia Rajonale e Ferizajt ka lëshuar një apel për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për shkaktimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe erëra të thata.
Në një komunikatë zyrtare, policia njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të zjarreve në të gjithë territorin e rajonit të Ferizajt.
Sipas policisë, gjatë kësaj jave janë raportuar disa raste të zjarreve në komunën e Ferizajt, Shtimes dhe Hani i Elezit. Aktualisht, nuk ka ndonjë vatër aktive të zjarrit në këtë rajon.
“Policia është duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet lokale dhe agjencitë përgjegjëse për të parandaluar dhe lokalizuar çdo rrezik potencial nga zjarret,” thuhet në njoftim.
Autoritetet paralajmërojnë qytetarët që të shmangin djegien e mbeturinave, fushave dhe hapësirave pyjore, pasi pasojat mund të jenë të rënda dhe me rrezik të lartë për jetën, ambientin dhe pronën.
“Policia do të veprojë pa kompromis ndaj çdo personi që, me dashje apo nga pakujdesia, shkakton zjarr,” thuhet më tej në komunikatë.
Komunikata e plotë:

