“Me keqardhje…” – Lladrovci i reagon Lushtakut pasi ky i fundit e quajti “person me probleme psikike”
Përplasjet mes figurave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci, po vazhdojnë edhe më tej. Në një prononcim për media, Sami Lushtaku ka reaguar ndaj deklaratave të bashkëpartiakut të tij, Ramiz Lladrovci, duke i rekomanduar këtij të fundit që të kërkojë ndihmë profesionale. “S’merrem me njerëz që kanë probleme psikike. Më…

Lajme
Përplasjet mes figurave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci, po vazhdojnë edhe më tej.
Në një prononcim për media, Sami Lushtaku ka reaguar ndaj deklaratave të bashkëpartiakut të tij, Ramiz Lladrovci, duke i rekomanduar këtij të fundit që të kërkojë ndihmë profesionale.
“S’merrem me njerëz që kanë probleme psikike. Më mirë është ai të shkojë të kontrollohet. Nuk merrem me të”, deklaroi Lushtaku.
I pyetur për këtë koment të Lushtakut, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zgjedhur të mos përgjigjet drejtpërdrejt, duke u shprehur shkurt:
“Me keqardhje, etiketat nuk i komentoj,” tha Lladrovci për Insajderin, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se tensionet mes dy zyrtarëve të PDK-së janë rritur ditëve të fundit, me akuza të ndërsjella dhe deklarata të ashpra në media./lajmi.net/