Aksidentohen dy biçikleta në Prizren, dy drejtuesit bëhen për spital, informohet prokurori për rastin
Një aksident mes dy biçikletave ka ndodhur mbrëmë në Prizren rreth orës 18:10. Dy drejtuesit e biçikletave kanë përfunduar në spital, shkaku i lëndimeve të marra, shkruan lajmi.net Njëri nga ta është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Raporti i policisë mbi rastin: AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Rr. Nijazi Alishani, Prizren / 19.06.2025 –…

Lajme
Një aksident mes dy biçikletave ka ndodhur mbrëmë në Prizren rreth orës 18:10.
Dy drejtuesit e biçikletave kanë përfunduar në spital, shkaku i lëndimeve të marra, shkruan lajmi.net
Njëri nga ta është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Raporti i policisë mbi rastin:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Nijazi Alishani, Prizren / 19.06.2025 – 18:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy biçikletave me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe pastaj viktima është liruar, ndërsa drejtuesi tjetër-i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./lajmi.net/