Punëtorët e Flotacionit dhe sigurimi fizik të Trepçës nuk i kanë marr pagat e majit, Sindikata paralajmëron protesta e veprime sindikale
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka reaguar pasi që punëtorët e Flotacionit dhe sigurimi fizik nuk i kanë marrë pagat për muajin maj. Siç ka reaguar kjo Sindikatë, kjo padrejtësi për ta po ndodh në heshtjen e plotë të Ministrisë së Linjës, Bordit dhe Menaxhmentit të Ndërmarrjes. Ata kanë thënë se pavarësisht sakrificave…

Lajme
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka reaguar pasi që punëtorët e Flotacionit dhe sigurimi fizik nuk i kanë marrë pagat për muajin maj.
Siç ka reaguar kjo Sindikatë, kjo padrejtësi për ta po ndodh në heshtjen e plotë të Ministrisë së Linjës, Bordit dhe Menaxhmentit të Ndërmarrjes.
Ata kanë thënë se pavarësisht sakrificave ditore në kushte ekstreme pune, pa furnizime, pa investime, dhe arrijnë rekorde prodhimi për vite me radhë, ndërsa institucionet përgjegjëse heshtin, duke i shpërblyer me zero. Sipas Sindikatës, kjo është fyerje për çdo punëtor që rrezikon jetën çdo ditë pune mbi tokë, nën tokë!
“Ministri, Bordi dhe Menaxhmenti, ju jeni përgjegjës për këtë kaos dhe mungesë totale të organizimit! Në vend se të mbroni interesin e punëtorëve, po i shtyni në skaj të durimit me vonesat, ndarjet selektive të pagave dhe kushte çnjerëzore të punës. Ju kujtojmë: nuk do të ketë më heshtje përballë këtij diskriminimi. Nëse nuk ka reagim urgjent dhe ekzekutim të menjëhershëm të pagave për të gjithë punëtorët pa përjashtim, ne si Sindikatë do të ndërmarrim masa të forta sindikale dhe protesta publike. Minatorët nuk janë numra! Janë njerëz që punojnë me dinjitet në vendin më të vështirë dhe më të rrezikshëm të punës. Stop lojërave me jetën dhe djersën e tyre”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: