ASK publikon të dhënat- ja sa turistë pati Kosova në vitin 2024, Peja dhe Prishtina më të vizituarat

Edhe pse ka shumë pak promovim dhe përkrahje turizmi në Kosovë, turistët që vizituan vendin tonë ishin në numër më të lartë më 2024 se sa vitin paraprak. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave, ku u publikuan të dhënat për hotelieri dhe turizëm. Sipas ASK-së në kuadër të hulumtimit është bërë e…

Lajme

16/06/2025 11:02

Edhe pse ka shumë pak promovim dhe përkrahje turizmi në Kosovë, turistët që vizituan vendin tonë ishin në numër më të lartë më 2024 se sa vitin paraprak.

Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave, ku u publikuan të dhënat për hotelieri dhe turizëm.

Sipas ASK-së në kuadër të hulumtimit është bërë e ditur se në vitin 2024 numri i vizitorëve vendor dhe të huaj ishte 6980 68, prej tyre 39,3% ishin vendorë dhe 60,6% ishin të jashtëm.

“Në vitin 2024, numri i vizitorëve vendorë është rritur për 4,2% në raport me vitin 2023, kurse net-qëndrimet vendore janë ulur për (-13,2%). Ndërse, ka rritje të vizitorëve të jashtëm për rreth 18,3%, kurse net-qëndrimet e tyre janë rritur për 10,9% ne raport me vitin paraprak”.

E sipas të dhënave numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Prishtinës me 205. 405 vizitë, kurse numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 591.673 net-qëndrime.

Kurse vizitorë të huaj në Kosovës pati rritje të vizitorëve prej 18.3%. Në total ishin 423, 282 vizitorë të huaj e numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

Kurse të dhënat e pikave kufitare, bëjnë të ditur se numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në Kosovë gjatë muajve janar-dhjetor 2024 ishte 6.938.227./Lajmi.net/