Mbi 2 mijë e 100 lindje vetëm gjatë muajit prill në Kosovë, më shumë djem se vajza
Mbi 2 mijë e 100 fëmijë kanë lindur gjatë muajit prill brenda dhe jashtë, ku është parë një ngritje për dallim nga lindjet në muajin mars. Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 095 lindje janë meshkuj dhe 1 018 lindje janë femra. Siç ka njoftuar ASK, gjatë katër muajve të këtij viti, pra nga janari…

Lajme
Mbi 2 mijë e 100 fëmijë kanë lindur gjatë muajit prill brenda dhe jashtë, ku është parë një ngritje për dallim nga lindjet në muajin mars.
Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 095 lindje janë meshkuj dhe 1 018 lindje janë femra.
Siç ka njoftuar ASK, gjatë katër muajve të këtij viti, pra nga janari deri në prill, kanë lindur plot 8 mijë e 342 foshnjë.
Statistikat mujore të lindjeve:
Janar: 2,213 lindje, 1,141 meshkuj dhe 1,072 femra
Shkurt: 1,955 lindje, 1,024 meshkuj dhe 931 femra
Mars: 2,061 lindje, 1,074 meshkuj dhe 987 femra
Prill: 2,113 lindje, prej tyre 1,095 meshkuj dhe 1,018 femra. /Lajmi.net/