Pas vendimit për heqjen e shtetësisë, Policia nis procedurat për largim me forcë nga Kosova të serbit Nikola Vujoviq

Nikolla Vujoviq ka mbetur pa pasaportë të Kosovës, pasi i njëjti u punësua në Serbi si polic. Kështu njoftoi Ministria e Brendshme e Kosovës sot e cila vendosi t’ia heqë shtetësinë të njëjtit, duke u thirrur në “rrezikim të sigurisë sonë kombëtare”. Pas vendimit të Ministrisë është angazhuar edhe Policia e Kosovës, ku ka filluar…

Lajme

14/06/2025 15:50

Nikolla Vujoviq ka mbetur pa pasaportë të Kosovës, pasi i njëjti u punësua në Serbi si polic.

Kështu njoftoi Ministria e Brendshme e Kosovës sot e cila vendosi t’ia heqë shtetësinë të njëjtit, duke u thirrur në “rrezikim të sigurisë sonë kombëtare”.

Pas vendimit të Ministrisë është angazhuar edhe Policia e Kosovës, ku ka filluar procedurat që me forcë ta largojë Vujoviq nga Kosova.

“Bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme mbi humbjen e shtetësisë me privim, ndaj personit N.V., ish shtetas i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht edhe i Serbisë dhe pjesëtar i inteligjencës së policisë në Serbi, Policia e Kosovës, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit në fjalë ka filluar procedurat për largim me forcë nga vendi ynë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Postimi i plotë i Policisë:

Pas humbjes së shtetësisë, ndaj N.V., fillojnë procedurat e largimit me forcë nga territori i vendit.

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjeve dhe vendimeve që nxirren nga institucionet e Republikës. Bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme mbi humbjen e shtetësisë me privim, ndaj personit N.V., ish shtetas i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht edhe i Serbisë dhe pjesëtar i inteligjencës së policisë në Serbi, Policia e Kosovës, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit në fjalë ka filluar procedurat për largim me forcë nga vendi ynë.

Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit të fjalë është duke u zhvilluar procedura bazuar në ligjet që rregullojnë këtë çështje dhe lidhur me këtë ka lëshuar vendimin për largim me forcë të personit N.V., nga territori i Republikës së Kosovës.

Deri në përfundim të këtyre procedurave, në përmbushje të kushteve për ekzekutimin e vendimit, personit në fjalë i është shqiptuar masa e ndalimit në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të kryej detyrat e saja kushtetuese dhe ligjore dhe të zbatojë vendimet e institucioneve shtetërore të vendit./Lajmi.net/