Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Tiranë, dyshohet se ishte i pastrehë
Mesditën e së shtunë, një 60-vjeçar u gjet pa shenja jete në Tiranë. Sipas policisë, dje rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një burrë ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Sipas Euronews Albania, ishin banorët e zonës ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të viktimës, që dyshohet të…

Lajme
Mesditën e së shtunë, një 60-vjeçar u gjet pa shenja jete në Tiranë.
Sipas policisë, dje rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një burrë ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Sipas Euronews Albania, ishin banorët e zonës ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të viktimës, që dyshohet të ishte edhe i pastrehë.
Nga këqyrja paraprake nga ekipet përkatëse, në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja të dhunës.
Grupi hetimor po vijon punimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes së burrit dhe identifikimin e tij.