Osmani në Dayton: Është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë fjalimin që ka mbajtur para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton të SHBA-ve. Në fjalimin e saj, Osmani tha se Kosova i beson NATO-s dhe angazhimit të palëkundur të kësaj Aleance për paqen.     “Në Kosovë ne besojmë në fuqinë e transparencës së kësaj Aleance, jo vetëm…

Lajme

26/05/2025 19:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë fjalimin që ka mbajtur para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton të SHBA-ve.

Në fjalimin e saj, Osmani tha se Kosova i beson NATO-s dhe angazhimit të palëkundur të kësaj Aleance për paqen.

 

 

“Në Kosovë ne besojmë në fuqinë e transparencës së kësaj Aleance, jo vetëm për fuqinë ushtarake, jo vetëm për arritjet strategjike por për angazhim i palëkundur për paqen”, tha Osmani.

Tutje, Osmani ka thënë se është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës.

“Kosova po e bën pjesën e saj. Është koha që NATO t’i hap dyert partnerëve si Kosova”, tha Osmani.

Ndër tjerash, Osmani tha se lufta në Ukrainë na rikujton se paqja nuk është e garantuar.