Ruben Amorim do ju kërkoj falje tifozëve të Manchester United në stadium sot

Një sezon totalisht i dështuar për Manchester United, u përmbyllë me humbjen në finale të Evropa Ligës. United sezonin tjetër nuk do të jetë pjesë e asnjë gare evropiane dhe momentalisht gjendet në pozitën e 16-të, para ndeshjes së fundit që zhvillohet sot nga ora 17:00 kundër Aston Villës, shkruan lajmi.net Siç raporton “BBC Sport”,…

Sport

25/05/2025 10:14

Një sezon totalisht i dështuar për Manchester United, u përmbyllë me humbjen në finale të Evropa Ligës.

United sezonin tjetër nuk do të jetë pjesë e asnjë gare evropiane dhe momentalisht gjendet në pozitën e 16-të, para ndeshjes së fundit që zhvillohet sot nga ora 17:00 kundër Aston Villës, shkruan lajmi.net

Siç raporton “BBC Sport”, trajneri i United, Ruben Amorim pritet të ju ofroj një kërkim falje të gjithë tifozëve në stadium për sezonin e dështuar.

Amorim e mori drejtimin e skuadrës me 1 nëntor, pas shkarkimit të Erik Ten Hag-it. Por, rezultatet lanë për të dëshiruar në këtë sezon. Megjithatë, bordi i United ka vendosur që t’ia besoj edhe një sezon portugezit./lajmi.net/