Ndërprerje e madhe e rrymës në Kanë
Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike në qytetin francez Kanë ndërpreu fundjavën e fundit të festivalit ndërkombëtar të filmit. Rreth 160 mijë shtëpi në vendpushimin bregdetar dhe në komunat fqinje janë prekur nga një ndërprerje e energjisë që prej rreth orës 10 të mëngjesit të së shtunës pas një zjarri gjatë natës në një…

ShowBiz
Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike në qytetin francez Kanë ndërpreu fundjavën e fundit të festivalit ndërkombëtar të filmit.
Rreth 160 mijë shtëpi në vendpushimin bregdetar dhe në komunat fqinje janë prekur nga një ndërprerje e energjisë që prej rreth orës 10 të mëngjesit të së shtunës pas një zjarri gjatë natës në një termocentral, njoftoi operatori i rrjetit elektrik RTE në platformën X, raporton KosovaPress.
Zjarri në komunën e Tanneron besohet të jetë shkaktuar qëllimisht, tha një zëdhënëse e policisë. Megjithatë, ajo nuk ka mundur të thotë nëse ka lidhje mes incidentit dhe festivalit të filmit.
Pallati i Festivalit ka furnizimin e tij të pavarur me energji elektrike, kështu që programi i festivalit në masë të madhe vazhdoi normalisht. Megjithatë, shfaqjet e filmave jashtë qendrës së qytetit, u ndërprenë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të festivalit të filmit do të vazhdojë siç është planifikuar të shtunën mbrëma, thanë organizatorët.
Ekipet po punojnë për të rivendosur rrjetin, por ende nuk dihet se kur do të përfundojë puna.
Festivali i Filmit në Kanë konsiderohet ndër më të rëndësishmit në botë, së bashku me Festivalin e Filmit në Venecia.