Çitaku shkruan për Thaçin në Ditën e Presidentit: Të paktë janë ata që shënojnë epoka
Për nder të Ditës së Presidentit, Vlora Çitaku e PDK-së ka bërë një postim për ish-kreun e vendit, Hashim Thaçi, duke ia uruar këtë ditë dhe që beteja me të cilën ai po përballet tani, të jetë e fundit. Në Facebook ajo shkroi se për aq sa do të ketë Kosovë, do të ketë edhe…

Lajme
Për nder të Ditës së Presidentit, Vlora Çitaku e PDK-së ka bërë një postim për ish-kreun e vendit, Hashim Thaçi, duke ia uruar këtë ditë dhe që beteja me të cilën ai po përballet tani, të jetë e fundit.
Në Facebook ajo shkroi se për aq sa do të ketë Kosovë, do të ketë edhe presidentë, ministra e deputetë. Por se sipas saj, të rrallë janë ata që ndryshojnë kahjen e historisë.
“Të paktë janë ata që shënojnë epoka. Edhe pse i mbyllur padrejtësisht mes katër muresh, aura e Presidentit Thaçi mbetet e njëjtë, e fuqishme, e pathyeshme”.
“Le të jetë kjo beteja e fundit, President. Urime Dita e Presidentit!”, shkroi tutje Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet prej më shumë se katër vjetësh në paraburgim në Hagë.