Policia arreston 4 persona për grabitje në një pompë derivatesh në Pejë
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për një grabitje të ndodhur ditë më parë në një pompë të derivateve në rrugën e tranzitit në Pejë. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 23:36, në rrugën e KFOR-it (tranziti), dy persona të armatosur kanë hyrë në një pikë të derivateve dhe nën kërcënimin e…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për një grabitje të ndodhur ditë më parë në një pompë të derivateve në rrugën e tranzitit në Pejë.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 23:36, në rrugën e KFOR-it (tranziti), dy persona të armatosur kanë hyrë në një pikë të derivateve dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur punëtorit të pompës rreth 900 euro. Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar me një veturë në një drejtim të panjohur.
Pas hetimeve intensive, policia ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar për këtë rast.
Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një veturë dhe një armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur gjatë grabitjes.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe hetimet janë në vazhdim.