Krasniqi për masakrën në Burgun e Dubravës: Mungesa e drejtësisë për viktimat është një plagë e hapur për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës. Në këtë masakër, forcat serbe vranë mizorisht 117 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 200 të tjerë, nga data 19 deri më 24 maj të vitit 1999, transmeton lajmi.net I pari i PDK-së e quajti këtë masakër…

Lajme

23/05/2025 10:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës.

Në këtë masakër, forcat serbe vranë mizorisht 117 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 200 të tjerë, nga data 19 deri më 24 maj të vitit 1999, transmeton lajmi.net

I pari i PDK-së e quajti këtë masakër një nga ngjarjet më të errëta të historisë së re të Kosovës dhe një dëshmi të gjenocidit të planifikuar nga regjimi serb.

“Me dhembje të madhe përkujtojmë 117 të burgosurit shqiptarë që u vranë në mënyrë çnjerëzore nga regjimi serb. Nderojmë të gjithë të mbijetuarit e kësaj masakre, që patën forcën të dëshmojnë për tmerrin e përjetuar dhe t’i tregojnë botës së vërtetën e dhimbshme të Dubravës,” shkroi Krasniqi.

Tutje, në postimin e tij, ai theksoi se më e pakta që mund të bëhet është që autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

“Mungesa e drejtësisë për viktimat e Dubravës është një plagë e hapur për Kosovën. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi – jo për hakmarrje, por për të vërtetën dhe për të ardhmen,” përfundoi Kryetari i PDK-së. Lavdi e përjetshme për viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës!”, thuhet postimin e tij.