Gjenden struktura arkeologjike – ndalen punimet në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”
Gjatë punimeve që po bëheshin së fundi në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ekipet që po vendosnin kabllot elektrike kanë hasur në struktura arkeologjike. Për këtë shkak, punimet janë ndërprerë përkohësisht nga Inspektorati Trashëgimisë Kulturore. Në lidhje me këtë çështje, lajmi.et ka tentuar të marrë përgjigje nga Inspektorati dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit-por…

Lajme
Gjatë punimeve që po bëheshin së fundi në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ekipet që po vendosnin kabllot elektrike kanë hasur në struktura arkeologjike.
Për këtë shkak, punimet janë ndërprerë përkohësisht nga Inspektorati Trashëgimisë Kulturore.
Në lidhje me këtë çështje, lajmi.et ka tentuar të marrë përgjigje nga Inspektorati dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit-por të njëjtit nuk janë përgjigjur ende.
Punimet tashmë janë ndaluar derisa thuhet se në fakt ato janë zhvilluar pa leje nga institucionet përgjegjëse për trashëgimi kulturore, ndonëse zona është e mbrojtur.
Leja për punimet në këtë rrugë është dhënë nga Komuna e Prishtinës derisa nga komuna u tha se deri tani nuk kanë pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhej me arsyet e ndërprerjes së punimeve.
E për një rast të ngjashëm në rrugën “Qamil Hoxha”, Komuna nuk ka respektuar ndalimin e punimeve./Lajmi.net/