Tahiri: Propozimi për seanca një herë në javë është antikushtetues, “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare

Besnik Tahiri nga AAK pas dështimit të seancës konstituive e ka komentuar edhe propozimin e VV-së për mbajtjen e seancave. Tahiri tha se propozimi i VV-së që të mbahet seancë një herë në javë është antikushtetues dhe eksperiment, një “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare. Postimi i plotë i Tahirit: Propozimi për seanca një herë në…

Lajme

17/05/2025 14:21

Besnik Tahiri nga AAK pas dështimit të seancës konstituive e ka komentuar edhe propozimin e VV-së për mbajtjen e seancave.

Tahiri tha se propozimi i VV-së që të mbahet seancë një herë në javë është antikushtetues dhe eksperiment, një “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare.

Postimi i plotë i Tahirit:

Propozimi për seanca një herë në javë është:

– Propozim antikushtetues.

– Synim për të normalizuar shkeljet kushtetuese përmes përfshirjes së të gjithë akterëve në shkelje.

– Eksperiment, një “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare – pa Kuvend, madje deri në pikën që udhëheqësi i seancës do të mund të ishte edhe ushtrues detyre i Presidentit.
– Përcjellje e mesazhit se vendi mund të mbahet pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet, për aq kohë sa institucionet e drejtësisë nuk dalin me një qëndrim mbi konfliktin e interesit midis detyrës së kryeministrit dhe asaj të deputetit.
Kjo është:
– thirrje për legjitimimin e bllokadës.
– ftesë për rrënimin total të stabilitetit institucional dhe ndarjes së pushteteve.
Për kaos./Lajmi.net/