Pse u largua Alba nga “Ferma VIP”?
Dje, gjatë mbrëmjes në spektaklin “Ferma VIP”, Alba ka folur për herë të parë publikisht për vendimin e saj për t’u larguar nga gara. Ajo tha se qëndron fuqishëm pas parimeve të saj, duke theksuar se ato janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër. “E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe…

ShowBiz
Dje, gjatë mbrëmjes në spektaklin “Ferma VIP”, Alba ka folur për herë të parë publikisht për vendimin e saj për t’u larguar nga gara. Ajo tha se qëndron fuqishëm pas parimeve të saj, duke theksuar se ato janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër.
“E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas parimeve,” – u shpreh ajo, duke nënvizuar se vendimi ishte i menduar mirë dhe jo i ndikuar nga rrethana të jashtme.
Në lidhje me spekulimet që qarkulluan për raportin e saj me konkurrenten tjetër, Nenes, si dhe për një “tradhti” të dyshuar nga partneri i saj Limi, Alba ishte e prerë në deklaratën e saj: “Nena për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah.”
E pyetur nga moderatorja Luana Vjollca për “sekretin” mes saj dhe Limit – për të cilin gjatë gjithë qëndrimit në fermë ka thënë se nuk mund të flasë – Alba theksoi se gjithçka lidhet me një premtim të pathyeshëm.
“Unë dhe Limi e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin. Që jemi marrë vesh me sy, kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun.”