Trump thotë se nuk dëshiron që bisedimet bërthamore me Iranin të marrin “rrjedhë të dhunshme”
Presidenti Donald Trump tha sot se nuk dëshiron që bisedimet bërthamore në Iran të marrin një “rrjedhë të dhunshme”, duke u përpjekur t’i shtyjë iranianët të pranojnë një marrëveshje. “Ju po punoni shumë ngushtë me ne, në lidhje me negocimin e një marrëveshjeje me Iranin, që është kursi shumë më miqësor që do të shihnit”,…

Bota
Presidenti Donald Trump tha sot se nuk dëshiron që bisedimet bërthamore në Iran të marrin një “rrjedhë të dhunshme”, duke u përpjekur t’i shtyjë iranianët të pranojnë një marrëveshje.
“Ju po punoni shumë ngushtë me ne, në lidhje me negocimin e një marrëveshjeje me Iranin, që është kursi shumë më miqësor që do të shihnit”, tha Trump në një darkë shtetërore në Doha të Katarit.
“Dua të them, dy rrugë ka vetëm dy rrugë. Nuk ka tre ose katër ose pesë, ka dy. Ka një miqësore dhe një jo-miqësore, dhe jo-miqësorja është një kurs i dhunshëm, dhe unë nuk e dua këtë. Do ta them hapur. Nuk e dua këtë, por ata duhet të fillojnë punën”, shtoi presidenti, shkruan CNN.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë të angazhuara në bisedime bërthamore me Iranin gjatë disa javëve të fundit. I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, është në Katar për vizitën shtetërore dhe ka drejtuar anën amerikane të bisedimeve.
Si pala amerikane ashtu edhe ajo iraniane kanë rënë dakord për negociata të mëtejshme mbi një marrëveshje bërthamore.