Ceremonia e pritjes në KFOR: Sllovakia kontribuon me trupa për sigurinë në Kosovë

Në selinë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, në Kampin “Film City” në Prishtinë, u mbajt sot ceremonia e ngritjes së flamurit për të mirëpritur Republikën e Sllovakisë si vendi më i ri kontribues me trupa në këtë mision. Me këtë zhvillim, numri i përgjithshëm i trupave në KFOR ka arritur në mbi 4700…

Lajme

14/05/2025 21:58

Në selinë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, në Kampin “Film City” në Prishtinë, u mbajt sot ceremonia e ngritjes së flamurit për të mirëpritur Republikën e Sllovakisë si vendi më i ri kontribues me trupa në këtë mision.

Me këtë zhvillim, numri i përgjithshëm i trupave në KFOR ka arritur në mbi 4700 ushtarë nga 33 vende të ndryshme. Gjashtë prej këtyre vendeve janë bashkuar gjatë vitit e gjysmë të fundit, përfshirë Francën dhe Portugalinë në janar dhe shtator 2024, si dhe Belgjikën, Luksemburgun dhe Holandën muajin e kaluar.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, drejtoi ceremoninë dhe theksoi se pjesëmarrja e Sllovakisë përforcon përkushtimin e vazhdueshëm të Aleancës së Atlantikut ndaj sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

“KFOR-i mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX. Titulli Sllovakia i bashkohet KFOR-it si vend kontribues me trupa”, thuhet në njoftim.