Policia deklarohet për të shtënat me armë zjarri te rruga “B” në Prishtinë, janë konfiskuar 22 gëzhoja

Një rast shumë i rëndë dhe i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës tek rruga “B” në Prishtinë, ku disa persona kanë shtënë me armë të gjata. Policia e Kosovës është deklaruar përmes raportit 24 orësh në lidhje me rastin, shkruan lajmi.net. Ata kanë thënë se gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe konfiskuar 22 gëzhoja…

Lajme

14/05/2025 10:11

Një rast shumë i rëndë dhe i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës tek rruga “B” në Prishtinë, ku disa persona kanë shtënë me armë të gjata.

Policia e Kosovës është deklaruar përmes raportit 24 orësh në lidhje me rastin, shkruan lajmi.net.

Ata kanë thënë se gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe konfiskuar 22 gëzhoja ndërkaq janë dëmtuar dy vetura me targa vendore.

“Prishtinë / 12.05.2025-23:53.  Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe konfiskuar 22 gëzhoja. Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar dy vetura me targa vendore. Lidhur me rastin, është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/