“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?
Një debat mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, dhe asaj të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është zhvilluar lidhur me idenë për formimin e një qeverie tranzicionale – ide kjo e LDK-së. Debati nisi pas një postimi të Bashës në Facebook, ku ai vuri në pikëpyetje arsyet pse LDK-ja, sipas tij, po insiston…

Lajme
Një debat mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, dhe asaj të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është zhvilluar lidhur me idenë për formimin e një qeverie tranzicionale – ide kjo e LDK-së.
Debati nisi pas një postimi të Bashës në Facebook, ku ai vuri në pikëpyetje arsyet pse LDK-ja, sipas tij, po insiston që qeveria tranzicionale të përfshijë patjetër edhe Partinë Demokratike të Kosovës.
“Hykmetja po vazhdon ta mbrojë idenë e një ‘qeverie tranzicionale’ si të vetmen alternativë! Hykmete, pse nuk e menduat një ide vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, duke marrë parasysh që së bashku kemi 68 deputetë? A ka mundësi me shpjegu pse patjetër duhej të përfshihej PDK-ja? Pse s’po mundeni pa ta Hykmete?”, ka shkruar Basha.