Goditet rrjeti i kontrabandës– Sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Policia e Kosovës, bashkë me Doganën e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm në komunën e Vitisë, pas pranimit të informatave relevante. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë operacionit të kontrollit në një depo private, janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e…

Lajme

13/05/2025 23:00

Policia e Kosovës, bashkë me Doganën e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm në komunën e Vitisë, pas pranimit të informatave relevante.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë operacionit të kontrollit në një depo private, janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe dyshohet me prejardhje nga Irani. Vlera e mallit të sekuestruar arrin mbi 25,000 euro.

Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Doganës së Kosovës – DRK Lindje, me fokus në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë.

Policia e Kosovës ne bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme në zonat kufitare.

Komunikata e plotë: