Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës
Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Lajmin për këtë e ka dhënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Brunei. “Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më…

Lajme
Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
Lajmin për këtë e ka dhënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Brunei.
“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona. Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, ka shkruar Osmani.
Nga nesër, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza edhe në Izrael.
Postimi i plotë i Osmanit: