Abdixhiku përkrah Ramën për punimet në sheshin “Xhorxh Bush”: Të paaftit dinë vetëm bllokadë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dal në mbrojtje të kryetarit të Prishtinës për pushimet në sheshin “Xhorxh Bush”. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Komuna e Prishtinës sot i ka dhënë përgjigje dinjitoze bllokuesve të punës, e që sipas tij n”jë Komision, diku në një Ministri, me një a dy inspektorë…

Lajme

28/04/2025 16:15

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dal në mbrojtje të kryetarit të Prishtinës për pushimet në sheshin “Xhorxh Bush”.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Komuna e Prishtinës sot i ka dhënë përgjigje dinjitoze bllokuesve të punës, e që sipas tij n”jë Komision, diku në një Ministri, me një a dy inspektorë partiak e idhnakë, vendosë të bllokojë një Kryeqytet të tanë, me arsyet e mbrojtjes së trashëgimisë”.

Ai gjendjen e sheshit aktualisht e ka quajtur “gërmadhë”, shkruan lajmi.net.

“Të paaftit dinë vetëm bllokadë! Për tre vite rresht kanë bllokuar në vazhdimësi Sheshin George Bush për një trashëgimi, mbikalimin në Dragodan po ashtu për trashëgimi; nënkalimin te Kuvendi sërish dhe natyrisht për trashëgimi. Kanë bllokuar Rrugën A për një rast të humbur në fund në gjykatë; Unazën e Jashtme me mos aprovim të një kredie pothuajse falë; Planin Zhvillimor Komunal me interesa të përçudnuara bizneso-partiake, e tatimet vetanake me ligje anti-kushtetuese! Duhesh të jesh vërtet i mbrapshtë për një sjellje të tillë. Duhesh të urresh shumë një qytet të tërë për ta bllokuar kaq shumë!”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se Prishtina do të fitoj si tani si në vjeshtë duke iu referuar ditës së zgjedhjeve.
“Puna le të vazhdojë! Puna, do të vazhdojë! Kjo gërmadhë shpejtë do të shndërrohet në një ndër sheshet më ikonike në vend”, ka shtuar mes tjerash Abdixhiku. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: