Osmani takohet me presidentin e Kenias: Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar presidentin e Kenias, William Ruto, për të cilin tha se është gjithmonë kënaqësi ta takoj. Osmani tha se me Ruton, ka diskutuar hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. “Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin @WilliamsRuto, dhe të diskutoj hapat e ardhshëm…

Lajme

27/04/2025 19:01

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar presidentin e Kenias, William Ruto, për të cilin tha se është gjithmonë kënaqësi ta takoj.

Osmani tha se me Ruton, ka diskutuar hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin @WilliamsRuto, dhe të diskutoj hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke i afruar edhe më shumë popujt e Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar Osmani në “X”.

Së fundmi, shefja e shtetit mori pjesë në varrimin e Papa Françeskut, që u zhvillua dje në Romë.

Kenya e ka njohur Kosovën, si shtet të Pavarur më 26 mars të këtij viti.

Postimi i plotë i saj në “X”: