Komuna e Prishtinës: Shtyhen punimet në rrugën “Agim Ramadani” për shkak të reshjeve të shiut
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet për rehabilitimin e rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet do të shtyhen përkohësisht, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe reshjeve të vazhdueshme gjatë kësaj jave. Sipas njoftimit, autoritetet janë në fazat përfundimtare të rehabilitimit të kësaj rruge, por për të siguruar cilësi të lartë dhe jetëgjatësi…

Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet për rehabilitimin e rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet do të shtyhen përkohësisht, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe reshjeve të vazhdueshme gjatë kësaj jave.
Sipas njoftimit, autoritetet janë në fazat përfundimtare të rehabilitimit të kësaj rruge, por për të siguruar cilësi të lartë dhe jetëgjatësi të punimeve, janë detyruar të pezullojnë përkohësisht nivelizimin e pusetave dhe shtrimin e asfaltit.
Komuna ka sqaruar se punimet do të rinisen menjëherë sapo moti të përmirësohet, duke filluar gjatë fundjavave dhe ditëve të javës pas orës 19:00.
Përfundimi i plotë i rrugës “Agim Ramadani” pritet të realizohet më 4 maj. Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij procesi.