Gjenerali amerikan, i lumtur me zhvillimet që po bën FSK-ja
Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn përfundoi vizitën zyrtare në FSK. Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn, ka përfundura vizitën zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në fillim të vizitës, Osborn është pritur nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku…

Lajme
Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn përfundoi vizitën zyrtare në FSK.
Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn, ka përfundura vizitën zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në fillim të vizitës, Osborn është pritur nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku diskutuan bashkëpunimin në kuadër të partneritetit shtetëror të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
“Në kuadër të vizitës Gjenerali Osborn ka vizituar Komandën e Logjistikës ( KL), ku i është prezantuar zhvillimi dhe kapacitetet logjistike, sfidat dhe objektivat për të ardhmen. Gjithashtu Gjenerali Osborn ka vizituar Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes, ku ai mbajti një fjalim motivues para kadetëve duke vlerësuar rolin e Akademisë në përgatitjen e udhëheqësve të rinjë dhe sfidat që i presin ata në të ardhmen”.
“Në kuadër të agjendës së Gjeneralit Osborn është realizuar vizitë edhe në Regjimentin e parë të Këmbësorisë në kompaninë e cila është duke bërë përgatitjet bazuar në planin vjetor të stërvitjeve”.
“Pastaj është realizuar vizita në Aeroportin e Gjakovës dhe në Babaj të Bokës për të parë nga afër zhvillimet në projektin e Qendrës së Mirëmbajtjes së HMMËV, projekt i përbashkët me SHBA-të në të gjitha fazat”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Tutje, FSK-ja tha se janë vizituar edhe objektet ku do të dislokohet Divizioni i 28 i ushtrisë amerikane për të marrë pjesë në ushtrimin fushor “Defender Europe 2025/Immediate Response”.
“Gjithashtu Gjenerali Osbon ka vizituar edhe poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës ku do të realizohet ushtrimi fushor “DE25/IR25” së bashku me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Gjenerali Osborn falënderoi Gjeneral Jasharin dhe personelin e FSK-së për pritjen dhe u shpreh i lumtur me zhvillimet që po bën FSK në të gjitha fushat”.
“Ai konfirmoi mbështetjen e tij në rrugën përpara drejt arritjes së qëllimeve strategjike në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës për përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor”, tha ai.